Kadri Veseli: PDK-ja asnjëherë nuk e ka vënë interesin politik partiak para atij të Kosovës

Kadri Veseli: PDK-ja asnjëherë nuk e ka vënë interesin politik partiak para atij të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar strukturat drejtuese të partisë edhe në Drenas. Ai ka folur për situatën e rënduar të pandemisë, zhvillimet politike, reformat në parti dhe nevojën për mobilizim më të madh të partisë. Veseli ka thënë se pavarësisht sfidave të mëdha përpara të Kosovës, PDK-ja ka ditur të sillet karshi interesave shtetërore. “Jo vetëm kaq, PDK-ja asnjëherë nuk e ka vënë interesin politik partiak para atij të Kosovës”, është shprehur ai. Veseli ka kërkuar që njëjtë të sillen edhe partitë e tjera politike në Kosovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …