Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Boise në Idaho të SHBA-së, Gregory Raymond, ka folur para takimeve të radhës ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Uashington dhe Bruksel. Ai konsideron se përfaqësuesit e Kosovës do të kenë më shumë presion nga SHBA-ja se sa ata të Serbisë në takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë. “Si rezultat, unë pres që Shtetet e Bashkuara të bëjnë presion mbi të dyja palët që të bien dakord për një lloj marrëveshjeje. Sidomos pres presion ndaj përfaqësuesve të Prishtinës, pasi Uashingtoni beson se ka më shumë ndikim mbi ta”, ka thënë Raymond. Sipas tij, ndërsa afrohen zgjedhjet presidenciale në SHBA, administrata e Trumpit ka nevojë për suksese në politikën e jashtme për të përmirësuar imazhin publik të presidentit dhe për të tërhequr vëmendjen e amerikanëve nga numri i vdekjeve nga koronavirusi dhe problemet ekonomike.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …