Duke shkruar lidhur me komisionin Ad-hoc për demarkacionin me Malin e Zi, ish-kryekuvendari, Jakpup Krasniqi thotë se po të ishte gjall Samiu ynë i Madh, në një situatë si kjo e jona do të thoshte: “Vetëm negrit e Kilomanxharos do të gëzoheshin me xingla-minglat e evropianëve”, pikërisht kështu siç po bëjnë “shtetarët” tanë me “rregullsinë” e Demarkacionit me Malin e Zi, kështu siç e shpallen fet e fet, tre zyrtarët e Komisionit të Kontrollit europerëndimor?! Nuk kisha as një dyshim që nga shpallja e “Dekretit” te Presidentës në ikje, për “Kontrollin e Komisionit” se ai kishte një qëllim: Të konfirmonte “rregullsine” e Komisionit qeveritar, të shpallur nga shumë kush si krejt të rregullt pa shikuar asnjë dokument të vetëm. Prandaj, kështu sic ishte krijuar “Komisioni i Kontrollit”, (një Komision i tillë ka qenë formuar këtu e 103 vjet më parë) dhe kishte arsyetuar lenien jashtë kufirit të Shqipërisë më shumë se gjysmen e tokave të saj! Në rastin tonë gabimi edhe nuk është aq i madh! Vetëm 8229 hejtarë tokë malore?! Nga atëherë e sot, ka një dallim, atëherë veç Toptanit e Zogollit, nuk ju gëzua kush. Tani vendimit të “Komisionit të Kontrollit” të formuar nga Presidentja në ikje (që mund t’i kontestohet edhe ligjitimiteti), ju gëzuan gjithë soji e sorollopi i qeveritarëve?!
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …