leoni

KRYETARI LATIFI, TAKOI DREJTORËT E SHKOLLAVE TË KOMUNËS, KU DISKUTUAN PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2020/2021

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, Kryetari i Komunës, Smajl Latifi ka mbajtur takim me të gjithë drejtorët e shkollave të komunës. Gjatë këtij takimi është biseduar fillimi i vitit të ri shkollor 2020/2021 dhe zbatimi i  masave për mbrojtjen nga pandemia Covid-19. U tha se nuk do të fillojë procesi mësimor pa u bërë dezinfektimi i objekteve shkollore. Po ashtu për 5 shkollat që do të mbahet testi i maturës dezinfektimi do të bëhet gjatë ditës së premte. Në hapje të takimit, Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, u shpreh se pjesë e këtij takimi janë edhe kryetari i Sindikatës së Arsimit për komunën e Rahovecit, Veli Morina dhe koordinatorët e cilësisë për secilën shkollë. Gjatë këtij takimi do të diskutojmë për përgatitjet për fillimin e vitit shkollor dhe përgatitjet të cilat janë bërë dhe do të bëhen për mbajtjen e testit të maturës i cili do të mbahet ditën e shtunë (më: 29/08/2020). “Përgatitjet për mbajtjen e testit të maturës janë bërë me kohë dhe se para mbajtjes së testit, objektet e 5 shkollave ku do të mbahet testi do të dezinfektohen. Kurse për fillimin e vitit të ri shkollor si DKA, në bashkëpunim me institucionet qendrore si dhe Kryetarin e Komunës dhe drejtorët e shkollave i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme që të mos ketë pengesa në fillimin e mësimit” – është shprehur drejtori Morina. Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi u ka thënë drejtorëve të shkollave se në asnjë shkollë nuk do të fillojë mësimi pa u bërë dezinfektimi i objektit të shkollës. Si institucione komunale në koordinim me institucionet relevante të nivelit qendror, do të bëjmë me kohë dezinfektimin e secilit objekt të shkollës para fillimit të mësimit në mënyrë që të mos ketë pengesa në fillimin e procesit mësimor. “Në koordinim me institucionet e nivelit qendror, drejtorinë komunale të arsimit, drejtorët e shkollave dhe organet e shkollave, viti i ri shkollor do të fillojë ashtu siç edhe është e paraparë me protokoll. Për çdo ndryshim eventual, informacioni te përgjegjësit e mbarëvajtjes së mësimit do të shpërndahet me kohë. Para fillimit të mësimit do të bëhet dezinfektimi i objekteve shkollore, ky është një argument i rëndësishëm për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Si institucione komunale, jemi të përgatitur që edhe në këto kushte pandemie mësimi të fillojë, jemi të vetëdijshëm se do të kemi vështirësi por duke i zbatuar edhe rekomandimet nga institucionet përgjegjëse besoj që do t’ia arrijmë t’ia dalim me sukses fillimit dhe vazhdimit të vitit shkollor 2020/2021”- ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …