Dr. Murteza Osdautaj

Dr. Murteza OSDAUTAJ: Llava e ambasadorëve “mësyjnë” Deçanin, apo bullizmi politik i kësaj komuna të vogël

Nuk e paskam ditur se ambasadorët po e vizitojnë Deçanin dhe ata Deçanin e vizitojnë vetëm për të bërë presion tek komuna për lëshime shtesë ndaj Manastirit të Deçanit. Po të isha unë kryetar do t’i prisja me shumë dashamirësi. Do t’i falënderoja për ndihmën që na kanë dhënë në luftë dhe për çlirim. Do t’ua tregoja fotografitë e rreth 1400 civilëve deçanas (gra, fëmijë, pleq) të vrarë nga ushtria serbe gjatë luftës në Kosovë. Do t’ua tregoja fotografitë e të gjithë civilëve të zhdukur e ende të pagjetur që gjatë luftës janë zënë rob apo janë rrëmbyer nga ushtria, policia dhe paramilitaret serbë. Do t’ua tregoja fotografitë e rreth 7000 shtëpive të shkatërruara dhe to t’ua tregoja fotografitë e përndjekjes së tërë popullsisë shqiptare të Deçanit që u bë në prill të vitit 1999. Do t’ua tregoja ambasadorëve fotografitë e Popit Sava me paramilitarët dhe ushtarët serbë qe e shkatërruan në tërësi Decanin.

Do t’ua tregoja se pasuria tokësore e banorëve të Deçanit, pjesa më e madhe të saj, shtrihet mbi manastirin ortodoks, do tua paraqisja vështirësitë e qasjes së tyre në pasuritë e trashëguara dhe pengesat që i parashtron manastiri me Pop Savën për ta dhe komunën.

Në këtë takim kryetari i Deçanit do të duhej t’i pyes ambasadorët:

  1. Ku mbeten premtimet e tyre për vizat kur ata dhe qeveritë e tyre bënin presion që Kosova të hiqte dorë nga integriteti i vet territorial dhe kur ky vend i varfër detyrua t’ia falë Malit të Zi më shumë se 8000 hektar territor ?
  2. Po të isha kryetar do t’i pyesja ambasadorët si ndihen pas gjithë atij mashtrimi që ia bënë popullit të Kosovës me premtimet e pa mbajtura dhe me gënjeshtrat për heqjen e vizave?

3.Do t’i pyesja se a ndodhë dhe a ekziston ne vendet e tyre te civilizuara e me kulture vetëm një rast i tillë kur një manastir a një kishe pengon një popull te tere?

  1. Do të kërkoja një fakt të vetëm nga ambasadorët nëse në vendin e tyre një prift a një peshkop përcakton zhvillimin a stagnimin e një qyteti a të një popullsie apo përcakton agjenda politike dhe kushtëzon politika shtetërore?
  2. Do t’i pyesja ambasadorët si do të ndihej popullsia e tyre po të ushtrohej një presion i tillë dhjeta vjeçar ndaj tyre dhe a do ta duronte secili shtet i tyre një presion të tillë të ambasadorëve të huaj?
  3. Kryetari duhet t’i pyes ambasadorët nëse në vendet e tyre, pakicave dhe institucioneve fetare iu garantohen apo iu njihen kaq të drejta sa Kosova ua garanton dhe ua njeh bashkësive të saj fetare dhe minoriteteve.
  4. Edhe pse Ambasadoret duhet ta luajnë rolin e tyre diplomatik, ata dhe manastiri, në ndërkohë, duhet ta kuptojnë se janë popullsia dhe manastiri ‘të dënuar’ të jetojnë së bashku dhe duhet t’ju përshtaten nevojave zhvillimore, kulturore dhe ekonomike të popullsisë dhe të rajonit!
  5. Kryetari duhet t’ua thotë ambasadorëve se ne do të detyrohemi te sillemi njësoj sikur sillet Popi Sava dhe, si për çdo individ që pengon zhvillimin kulturor, ekonomik dhe shtetëror, edhe Sava do të ndiçet ligjërisht për kundërvajtje dhe vepra penale sipas ligjeve të shtetit të Kosovës.
  6. Në fund do t’i falënderoja ambasadorët për shëtitjen e bërë në Deçan, do t’i qerasja me nga një kafe në qendër të Deçanit, d t’iu tregoja se të gjithë këta kalimtarë dhe këta banorë do të jetonin më mirë dhe do të ishin më të lumtur e më të pasur po të mos ishin pengesat dhe nderskamcat e ‘manastirit’ (Serbisë), presionet diplomatike të tyre, gënjeshtrat dhe presionet e tyre për vizat dhe demarkacionin, vizitat e tyre por edhe qëndrimi joparimor dhe i njëanshëm karshi tërë problemit të kishës së Deçanit.

Do t’ua thosha ambasadorëve se është bërë mjaft dhe është tepruar me këtë presion! Mjaft më! E tejkaluat çdo kufij të lejueshëm diplomatik dhe njerëzor.

Ata që më njohin, më besojnë se këto do të ishin fjalët e mia për ambasadorët!

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim bën thirrje për ndërhyrje urgjente drejtuar faktorit ndërkombëtar

Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë në Kumanovë, ku disa makina dhe një dyqan të …