Fshatrat kanë marrë tjetër përmbajtje nga koha e para luftës, ato janë shndërruar në qytete, por ky zhvillim i hovshëm, shpeshherë i egër nuk është përcjellur me ndërrim të strukturës qytetare të shoqërisë, mungesa e ligjeve dhe zbatimi i tyre ka egërsuar raportet në shoqëri, vrahen njerëzit në pikë të ditës për asgjë, për një pëllëmbë tokë, apo për pronë të uzurpuar, pra mungojnë dhe as që po formohen strukturat shtetërore
Shumica e qytetarëve në Kosovë nuk e kupton se ç’po ndodh. Por disa prej tyre, më mendjehollët konstatojnë se janë bërë sakrificë e një loje më të neveritshme që nuk e mbahet mend. Luftërat dhe konfliktet kanë ekzistuar gjithmonë, qysh nga momenti i krijimit të botës. Por ato kanë qenë diç si ndërprerje e përkohshme e procesit të vazhdueshëm të ekzistimit të njeriut, për bashkim dhe për një jetë më të mirë. Çështje fundamentale e të sotmes në Kosovë janë çështja e ushqimit, energjia elektrike, uji i pijshëm dhe më në fund ajo çka bëjmë sot. Moment tjetër me rëndësi në zhvillim është arsimimi, themel i së cilës është kultivimi i mjeteve për komunikim: gjuha, alfabeti dhe shkrim-leximi. Preokupim për një zhvillim të qenjësishëm të shoqërisë janë kultura qytetare përmes zhvillimit të mendimit filozofik, religjioni, poezia, muzika, arti. Fshatrat kanë marrë tjetër përmbajtje nga koha e para luftës, ato janë shndërruar në qytete, por ky zhvillim i hovshëm, shpeshherë i egër nuk është përcjellur me ndërrim të strukturës qytetare të shoqërisë, mungesa e ligjeve dhe zbatimi i tyre ka egërsuar raportet në shoqëri, vrahen njerëzit në pikë të ditës për asgjë, për një pëllëmb tokë, apo për pronë të uzurpuar, pra mungojnë dhe as që po formohen strukturat shtetërore.
Mungon civilizimi i shoqërisë, dhe ende njerëzit janë në hamendje dhe nuk kanë ndryshuar shumë në sjellje ende nuk kanë kuptuar se jeta e pushtuesve, si dhe e të pushtuarve, rrënjësisht ndryshon. Të gjithë njerëzit, pleq e të ri të cilët jetojnë në forma të ndryshme të kësaj që qeverisje i thonë i kontribuojnë këtij stadiumi të zhvillimit shoqëror në të cilin gjendemi sot. Prej kohësh e këndej secili shtet dhe civilizim, duke synuar që t’i zgjidhë problemet e njeriut, gjithë e më tepër e pasuron jetën e njeriut. Të gjitha këto përfitime të njeriut janë në rrezik të madh gjatë këtyre viteve të fundit, sepse një grup i vogël njerëzish i uzurpon dhe i shfrytëzon vetëm për interesat e vet. Dashuria ndaj parave është bazë e çdo të keqeje. Dalëngadalë paslufta ndryshojë shumëçka, është e kuptueshme, ndryshojë mënyrën e të jetuarit por heshtur krijojë “fituesit” dhe të nënshtruarit, megjithëse kjo mënyrë nuk është për t’u respektuar, është realitet i hidhur, jeta, punesimi, zhvillimi, diktohet nga fituesit, nga ata që përfituan nga lufta, u pasuruan, dhe diktojnë ekonominë e hirtë. “Fituesve” i kushton shumë mjete që ta mban dhe ta kontrollon vendin e nënshtruar, jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht, kurse të nënshtruarit përherë janë armiqë. Thelbësore e gjithë kësaj, është robërimi ekonomik i cili arrihet përmes shtypjes psikologjike, ekonomike, sakatimit intelektual dhe shumë mjeteve tjera që duken jo të dëmshme.
Kjo është mënyra më e mirë dhe në shikim të parë, më padhembje. Qytetarët janë të nënshtruar ekonomikisht dhe paguajnë tatime, pa e kuptuar dhe pa parë ndonjë fuqi të dukshme, ashtu që i sakrifikuari edhe nuk ndjen se është i robëruar. Ata i paguajnë tatimet dhe taksat plotësisht në mënyrë ligjore dhe me dëshirë e vetëdije se ajo është për të mirën e tyre si dhe për mirëqenien e të afërmve të tyre. Robëruesit e tyre bëhen bëmirës dhe patronë të tyre. Të nënshtruarit nuk shohin kurrfarë fuqie okupuese që bën shtypje mbi ta. Qytetërimi i sotshëm në Kosovë është në gjendje kritike – e vërteta fshihet prej njerëzve. Krizat nuk paraqiten plotësisht si rrjedhojë natyrore. Pasi që flasim për të vërtetën, duhet të pranojmë se shumica e njerëzve gjatë jetës së tyre e shkelin e nuk e njohin. Për njeriun e rëndomtë pothuajse është e pamundshme të kuptojë, të konceptojë dhe të vlerësojë se cila prej ideologjive-partiake është në interes të tij, e cila – jo. Një fjalë e urtë thotë: „Pasi që ari dhe e vërteta nuk gjenden lehtë, andaj edhe janë të shtrenjtë”. Ngjarjet po dëshmojnë me siguri se për politikanët dhe qeveritarët nuk kërkohet moral i lartë. Dinjiteti dhe vetrespekti nuk ekzistojnë më.