Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka marrë iniciativën për ndërtimin e memorialit të vëllezërve Bytyqi në Prishtinë. Iniciativa e tij ka marrë përkrahje dhe është vlerësuar si e duhur në nivelin vendor, por edhe nga diaspora shqiptare. Ai ka thënë se vëllezërit Bytyqi janë e vërteta e sakrificës tonë për liri dhe e vërteta e zezë e regjimit millosheviqian. Iniciativën për ndërtimin e memorialit për vëllëzërit Bytyqi e ka përshëndetur edhe kryediplomatja, Meliza Haradinaj-Stublla. “Djemt e batalionit “Atlantiku” janë ata që lanë Amerikën për ta përqafuar vdekjen për atdhe” ka thënë ndër të tjera ministrja e Punëve të Jashtme. Vëllezërit Bytyqi kanë qenë shtetas amerikanë dhe Uashingtoni ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për ta. Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello në Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …