Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka folur edhe për çështjen e shitjes së IPKO-s dhe interesimit nga ana e një investitori bullgar, i njohur për lidhje të shumëfishta ruse dhe me dyshime për përfshirje në afera kriminale. Ai ka thënë se nuk duhet të lejohet që të rrezikohet siguria e qytetarëve. “Telekomunikimi pra kjo fushë është një pjesë strategjike e shtetit të Kosovës. Pra nuk është thjeshtë një ndërmarrje tregtare ku tregu i lirë vendos. Pra çështja e telekomunikimit është infrastrukturë strategjike e Kosovës, që ka të bëjë me sigurinë”. “Shteti do të duhej ta shihte këtë jo vetëm si biznes të komunikimit të qytetarëve, por do të duhej ta shihte si aset të sigurisë së vendit që do të duhej ta ruante shumë”. “Kosova duhet të ketë parasysh ta ruajë sigurinë e shtetit dhe qytetarëve. Kjo siguri duhet të mos rrezikohej në asnjë rast, dhe në rastin konkret të mos i lejohet askujt si Serbia dhe as Serbisë që të kishte qasje në fushën e telekomunikacionit”, ka theksuar ndër të tjera ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …