leoni

Kryetarët e komunave takohen virtualisht me kryeministrin Avdullah Hoti për të diskutuar për për gjendjen e krijuar pas vërshimeve

Kryeministri Hoti diskuton me partnerët ndërkombëtarë për gjendjen pandemike në vend

Në funksion të koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, sa i përket situatës epidemiologjike si pasojë e pandemisë COVID 19, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mbajti sot një takim virtual me ambasadorë të akredituar në vendin tonë dhe me drejtues institucionesh partnere ndërkombëtare. Ai e paraqiti situatën pandemike dhe veprimet që po ndërmarrin institucionet tona për t’i rritur kapacitet e menaxhimit dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID 19. Po ashtu, ai i falënderoi vendet dhe institucionet partnere për ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës për përballimin e kësaj pandemie. Pjesëmarrësit në diskutim u pajtuan që të intensifikohet koordinimi i punës së institucioneve të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht sa u përket nevojave që ka sistemi ynë shëndetësor për ta përballuar situatën epidemiologjike gjatë periudhës në vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …