leoni

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka shqyrtuar tri pika të rendit të ditës në mbledhjen e pestë të rregullt

Sot Kuvendi i Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryesuesit të saj Rrahim Morina, e ka filluar mbledhjen e pestë të rregullt, e cila do të vazhdoj punimet edhe ditën e hënë më 31 gusht. Në këtë seancë, KK i Malishevës, i ka trajtuar tri pika të rendit të ditës, ku ka shqyrtuar dy raporte dhe një rregullore e ka dërguar në dëgjim publik. Sot është shqyrtuar raporti i të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën janar-qershor 2020, ku raportin para anëtarëve të KK e ka prezantuar drejtori komunal për buxhet dhe financa, Valon Mazreku, ndërsa më pas është shqyrtuar edhe raporti gjashtëmujor i punës së Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, raport të cilin e ka prezantuar drejtori Liridon Hoti. Anëtarët e kuvendit, kanë parashtruar pyetje për drejtoritë përkatëse, për çështjet e ndryshme, për të cilat anëtarët e kuvendit dhe publiku, janë sqaruar nga drejtorët përkatës. Më pas, është miratuar për dërgim në dëgjim të Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba komunale për vitin 2021. Mbledhja e pestë e rregullt, do ti vazhdoj punimet të hënën me 31 gusht.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …