Lista Serbe tregohet shpërfillëse ndaj çështjes së demarkacionit

Ambasada e SHBA-ve ka mirëpritur konstatimet e Komisionit Ad Hoc për Demarkacionin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka deklaruar se shënimi i vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, sipas tre ekspertëve ndërkombëtarë të komisionit ad-hoc, doli se është bërë në përputhje të plotë me ligjet dhe konventat ndërkombëtare. Ne jemi të pajtimit me ftesën e Komisionit drejtuar Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi për të ndërmarrë hapa në përmirësimin e menaxhimit të kufirit dhe thellimit të bashkëpunimit. Shpresojmë se palët do ti rishikojnë me kujdes të gjeturat në raport dhe do ti kthehen punës së rëndësishme që kanë, për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj drejt institucioneve Euro-Atlantike”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …