Zëvendësministrja e Pushtetit lokal Magbule Shkodra, në një postim të saj në facebook ka njoftuar se, Ministria e Pushtetit Lokal ka pranuar një donacion me pajisje mbrojtëse kundër pandemisë globale COVID19 (koronavirus) nga Helvetas përmes projektit DEMOS.
Ky donacion ka për qëllim që zyrtarët e MPL-së të ruajnë shëndetin e tyre gjatë punës. Në kuadër të pajisjeve mbrojtëse të cilat janë dhuruar janë: maska mbrojtëse, dezinfektues dhe dorëza të dimensioneve të ndryshme.