Arbana Delia

Arbana Delia: Syrigana ime

Në ty e pashë

Dritën e parë të jetës

Shkëlqimin e qiellit

Bukurinë e tokës në pranverë

Më lule dielli plot jetë e gjallëri.

Më gëzim e shpresë të rritesh në liri.

Nëpër shtigje jete

Të urova mbarësi…

Po Syrigana ime

Lëngon ende në robëri.

Dielli në mëngjes nuk lind

Po perëndon.

Të ligtë ditën na e bëjnë terr

E Syriganën na e quajnë Suhogërllë.

Zgjohu Syriganë!

Po të thërret Drenica

Shporri nga trualli veset e liga.

Dita u ngrysë,nata erdhi.

Një natë dimri plot acar

Syrigana po përcillte një ushtar

N’mes vëllezërve drenicarë.

Lamtumirë xhaxhi Ahmet

Punë e madhe tash na pret

Vazhdo punën prapë me penë

E unë më pushkë

Edhe kësaj i thonë luftë.

Shpirti ndryshe s’ka qetësi.

Kombi do dritë, dituri dhe liri.

Rrugë e mbarë o nipi im!

Trimërinë tuaj n’histori do ta skaliti

Brezave të ri në mendje do t’ua nguliti.

Xhaxha e nip kështu u ndanë

Njeri në Drenicë e tjetri në Syriganë.

Jetë e re po fillonte…

Adem Delia  më pushtues po luftonte.

Xhaxha Ahmeti breza të ri prapë po edukonte.

Kohë e egër më furtunë e stuhi

N’ shpirtin e mësuesit s’kishte më qetësi

Së vërdallë po i vinin fjalët e nipit të tij:

Penën ju, pushkën unë

Të luftojmë prore deri në fitore.

 

1999

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …