Në Tribunalit e Hagës është mbajtur seanca ndaj kriminelit serb, Vojisllav Sheshel i akuzuar për krime lufte në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci. Sipas këtij tribunali, krimineli, Vojisllav Sheshel nuk është fajtor për krimet kundër njerëzimit që janë bërë në Kroaci e Bosnjë e Hercegovinë gjatë luftës së tyre për pavarësi nga hegjemonia e Serbisë. Gjatë shpalljes së vendimit, në gjykatë nuk ishte i pranishëm krimineli Vojisllav Sheshel. Ndonëse ai ka qenë I obliguar që të jetë I pranishëm sot në Tribunalin e Hagës, ai ka shpërfillur këtë gjykatë dhe ka refuzuar që të kthehet në Gjykatën e Hagës pasi kjo e fundit vite më parë e ka liruar atë të mbrohet në liri për shkak të gjendjes së tij shëndetësore pasi thuhet se ai është duke u përballur me sëmundjen e kancerit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …