Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se do të refuzojë të takohet me kryetarin amerikan Donald Trump nëse SHBA-të do të kërkojnë që Serbia të pranojë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Këto deklarata Vuçiq i ka bërë teksa ka treguar se ka marrë agjendën zyrtare të takimit në Washington dhe se në atë agjendë është “një pikë e papranueshme”. Megjithatë kreu i shtetit serb nuk ka pranuar që të jap më shumë detaje rreth “pikës së papranueshme”. Tutje Vuçiq ka thënë se do të mbrojë interesin e Serbisë pavarësisht se në çfarë presioni do të gjendet.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …