Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje nëse kryetar i vendit nuk zgjidhet kreu i partisë së tij, Ramush Haradinaj. Me anë të një postimi, Selmanaj ka thënë se zgjedhja e presidentit varet nga AAK-ja, ose përndryshe në vend mund të ketë zgjedhje. “Jemi të vetëdijshëm se zgjedhja e Presidentit varet kryekëput nga deputetët e AAK-së ose vendin e dërgojnë në zgjedhje ata që e bllokojnë̈ këtë propozim”, thuhet në postim. Madje Selmanaj ka shkuar edhe më tutje, duke thënë se shkuarja në zgjedhje i konvenon vetëm Vetëvendosjes dhe AAK-së, pasi që sipas tij këto dy parti janë të konsoliduara me elektorat.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …