Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kritikuar sërish ashpër Qeverinë Hoti për pasojat e pandemisë në vendin tonë. Ai ka shkruar se qeveria koti dhe lidhja jo demokratike në pushtet, nuk janë akademia e Kosovës por pandemia e saj. “Në datën 13 maj, pikërisht kur qeveria jonë e mirë i pat mbushur 100 ditë, gazetari amerikan, për të shpalosur gjendjen e rëndë të krijuar nga virusi Corona në ShBA, merrte si shembull të shkëlqyer disa shtete mes të cilave edhe Kosovën. Shembujt që citonte dëftonin më së miri se menaxhimi i mirë i rrezikut të virusit Corona nuk varej nga fuqia apo madhështia e shtetit, por nga përgjegjësia e qeveritarëve të tij. Që atëherë kanë kaluar më shumë se 100 ditë, e së shpejti do bëhen 100 ditët e qeverisë koti. Nga mediet ndërkombëtare po marrim statistika të përmbysura. Kosova sot nuk është as shembull i mirë e as shembulli i keq, por thjesht vendi që mban rekordin e numrit të vdekjeve prej virusit, ka shkruar në mes tjerash, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …