Duke folur për bisedimet që pritet të rinisin mes Kosovës dhe Serbisë dhe takimet e delegacioneve e të dyja shteteve në Uashington dhe epilogun e pritshëm të tyre, kryeministri, Abdullah Hoti ka thënë se vetëm njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë i normalizon raportet. Ai ka theksuar më tutje se vetëm njohja reciproke do ta qetësonte Ballkanin dhe Evropën. “Në çfarëdo takimi që kam pasur dhe do të kem me përfaqësuesit e Serbisë, njohja reciproke është tema e vetme. Çdo gjë që bisedohet me ta është në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke, pa cenuar integritetin teritorial apo karakterin unitar të shtetit të Kosovës. Kosova mbetet e përkushtuar për dialog, sepse është vend evropian, me orientim të qartë euro-atlantik. Nisur nga kjo qartësi e plotë e procesit, unë nuk do të hezitoj të dialogojmë, ka shkruar në mes tjerash, kryeministri, Abdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …