Banorët shqiptar në Mitrovicën veriore kanë shfaqur mospajtimet e tyre ndaj ndërtimeve tendencioze që kanë nisur të bëjnë serbët në pjesën veriore të Mitrovicës. Në shenjë pakënaqësie ndaj mos lejimit të ndërtimit të shtëpive të tyre të djegura gjatë luftës, një grup i banorëve shqiptar janë konfrontuar verbalisht me një grup të serbëve që po punojnë për të ndërtuar një ndërtesë në zonën në mes të Lagjes së Doktorëve dhe Tre Rrokaqiejve. Këta banorë shqiptar kanë thënë se ata janë të revoltuar pasi që atyre nuk po ju lejohet t’i rindërtojnë shtëpitë e tyre, të cilat janë djegur në luftë, ndërsa serbët nuk po pengohen të bëjnë ndërtime.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …