Burime nga terreni njoftojnë se në pjesën veriore të Mitrovicës vërehen pjesëtar të xhandarmërisë së Serbisë dhe të Shërbimit të Inteligjencës së Serbisë (BIA). Njoftohet se hyrja e tyre me rroba civile nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës është bërë gjatë natës së mbrëmshme me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt gjatë vizitës që do të bëjë pjesës veriore të Kosovës kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në prag të vizitës së tij që pritet të realizohet të dielën, me tre prill, nëpër billbordat nga pika kufitare në Jarinj e deri veri të Mitrovicës janë vendosur fotot e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me mbishkrime “Të bashkuar mundemi gjithçka”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …