Deputeti dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social, ka thënë se çfarëdo që Bërnabiq thotë për Kosovën dhe Kroacinë është propagandë, duke iu referuar një shkrimi autorial të kryeministres serbe. “Çfarëdo që Bernabiq thotë për Kosovën dhe Kroacinë, është vetëm propagandë. Serbia është fajtore për katër luftëra: Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Si rezultat i spastrimit etnik janë gati 200 mijë civil të vrarë, dhe adresa për këto krime është në Beograd.”, ka shkruar Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …