Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: Partitë tona

Paritë tona

në të dy anët e Drinit,

gojët plot atdhe –

çelës i përfitimit !

Puna e tyre  ” e shenjtë”

si vesa pa lind dielli,

ku shkelë këmba e tyre

s’ka pse këndon bilbili !

Në të dy anët e Drinit

lum bënë shqiptaria

si sulltanët dikur,

tek ne, sot,  rron paria !

 

KUTI I RROBAVE TË FATIT TIM

 

Eshtrat i lashë prej pragut tim

deri n’Anadoll e Misir,

për pasha, car e mbret

fitoreve tê huaja trupi m’u tret !

Rrugëzjarreve kronikanë e emisarë,

rreshtat e pakët që shkruan për mua,

në tryezat e tregjeve të fatit i grisnin,

pas gotave të përgëzimeve

s’pranonin që më njihnin !?

Prapë kthehesha tek pragu,

për ta ndjekur të pamëshirëshmen- historinë.

Mbi truallin tim plot varre

sërish ecnin ujq, derra e arinj.

Kuti i rrobave të fatit tim

gjithmonë u rrudh

nga të mëdhenjtë s’u shtri kurrë !!!

 

SHQIPJA MORI FLUTURIM

 

(Jashar Hajdarajt)

Mbas pranverës jo të parë,

kur ti dole flamurtar,

shqipja mori fluturim,

krahthyer deri n’perëndim,

në ditë me shi e me acar,

për liri s’pati të ndalë

e njoftoi botën mbarë

se n’tokë t’lashtë të Dardanisë,

s’u pa kurrë drita e lirisë !?

Iknin vitet ;

mjegulla shtohej,

krahu i shqipes po rëndohej,

këngë bilbili nuk dëgjohej.

Drita zbardhi n’ atdhe,

kur  u ngrit në këmbë Rinia,

përr flakë të pushkës erdh liria.

J.Z.  shtator 2017

 

F J A L A

 

Fjala çelë lule,

ferra me gjemba,

mes brigjesh ngre ura,

largësinë ua shkurton zemrave.

Fjala pa vend më e rëndë se shkëmb,

e ëmbël, e idhët  në jetë është fjala

s’ ka shije si në përralla….

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …