Kryeministri Hoti

Delegacioni i Kosovës në krye me Avdullah Hotin, ka arritur në Uashington, për të marrë pjesë në takimin e 4 shtatorit

Delegacioni i Kosovës në krye me  Avdullah Hotin,  ka arritur në Uashington, për të marrë pjesë në takimin e 4 shtatorit, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Në takimin që pritet të mbahet të premten, kryeministri Avdullah Hoti do të shoqërohet nga zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi dhe Arban Abrashi dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi. Kryeministri Hoti në Shtetet e Bashkuara ka udhëtuar vetëm me partnerët e koalicionit, pasi që dy partitë opozitare Vetëvendosja dhe PDK –ja nuk iu kanë përgjigjur pozitivisht ftesës së tij. Ftesë nuk ka marrë as kryekuvendarja,  Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …