Shtepia e Bardhë

Takimi në Shtëpinë e Bardhë përveç marrëveshjeve ajrore e hekurudhore do të ketë edhe marrëveshje të tjera

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është angazhuar që në bisedimet mes Kosovës e Serbisë të ndryshojë  dinamika e procesit, thotë një këshilltar i tij.  Ajo që Presidenti Trump donte të bënte ishte të shihte nëse përqendrimi në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës për të rinjtë mund të ndryshonte disi dinamikën e situatës”. ”Dhe kështu për të fundit, e dini, më shumë se një vit, ne kemi qenë të përqendruar vetëm në normalizimin ekonomik, duke u përpjekur të gjejmë një mënyrë për t’i nxitur palët të lënë mënjanë çështjet politike në mënyrë që të krijojnë vrull rreth çështjeve ekonomike”, është përgjigjur zyrtari i Shtëpisë së Bardhë. ”Ne kemi qenë shumë të suksesshëm deri më tani, edhe pse media nuk është përqendruar me të vërtetë në tre marrëveshjet historike që ne kemi bërë rreth normalizimit ekonomik, njëra prej të cilave është fluturimi i parë midis Prishtinës dhe Beogradit pas  21 vitesh. Ne kemi një marrëveshje për këtë. Nuk është implementuar. Fluturimi nuk është bërë. Ne nuk jemi ende atje për ta hapur atë për të udhëtuar dhe tregtuar. Por marrëveshja është atje”. Më tej këshilltari ka thekuar se takimi i katër shtatorit përveç marrëveshjeve të arritura deri më sot, do të ketë temë diskutimi edhe çështje të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …