leoni

Krerët e qeverisë serbe sulmojnë kryetarin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, por edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Krerët e qeverisë serbe sulmojnë kryetarin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, por edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Krerët e Qeverisë së Serbisë kanë nisur një furi sulmesh kundër kryetarit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, por edhe kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili krej hapur e kishte mbështetur Gjykanoviqin. Serbi Ivica Daçiç, numri dy i qeverisë dhe ministër i Jashtëm, e ka sulmuar Edi Ramën se sipas tij ai qenka përzier  në punët e brendshme të një vendi fqinj, duke nënvizuar se Serbia dhe  Aleksandar Vuçiç, kurrë nuk kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Malit të Zi. Ministri i Jashtëm serb theksoi se Serbia nuk është e interesuar në çështjen e pushtetit në Malin e Zi, por vetëm në të drejtat dhe liritë e popullit serb, kur ka rreth 29% në atë vend, si dhe pozicionin e Kishës Ortodokse Serbe, “prona dhe vendet e shenjta të së cilës ishin në shënjestër nga autoritetet malazeze”. Ai vlerësoi se ishte “e turpshme” që Gjukanoviç “ sulmoi Serbinë dhe Vuçiçin” për ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi, sepse Gjukanoviq, sipas Daçiqit kishte “ndërhyrë drejtpërdrejt në punët e brendshme të Serbisë,  duke njohur pavarësinë e Shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …