Oreshkoviç: Vendimi i Gjykatës së Hagës për shfajësimin e Sheshelit është i turpshëm

Oreshkoviç: Vendimi i Gjykatës së Hagës për shfajësimin e Sheshelit është i turpshëm

Duke komentuar vendimin e Gjykatës së Hagës e cila e shpalli të pafajshëm kriminelin serb, Vojisllav Sheshel i akuzuar për krime lufte kundër njerëzimit në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, kryeministri I Kroacisë, Tihomir Oreshkoviç ka thënë se vendimin e Gjykatës së Hagës është turpërues. Ndprkohë, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç ka theksuar se nuk mund të kuptoj se si dikush që është dëshmuar se ka marrë pjesë në agresionin në Bosnje, të lirohet! Habinë me vendimin e Gjykatës së Hagës që e shpalli të pafajshëm kriminelin Vojislla Sheshel e ka shfaqur edhe eksperti I Ballkanit dhe njohës I mirë I luftërave në ish territorin e Jugosllavisë, analisti nga Britania e Madhe, Tim Xhudah. Ai ka theksuar se pohimi se Sheshel me vendosjen vullnetarëve paraushtarakë ka dashur të mbrojë civilët, e çon Gjykatën e Hagës nga realiteti në fantazi.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …