Në komunën e Rahovecit sot u përkujtua masakra që bëri ushtria dhe policia e Serbisë në Pastasel ku masakroi 106 shqiptar gjatë luftës së fundit çlirimtare në vendin tonë në vitin 1999. Duke folur në tubimin përkujtimor, kryetari I Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi theksoi sehistoria e fshatit tuaj dhe fshatrave tjerë që patën fatin e njëjtë nuk mbaroi me kaq, sepse ju u kthyet sërish për të nisur jetën aty ku e kishit lënë, por kësaj radhe pa më të dashurit tuaj. Mes dhimbjesh mblodhët fuqinë dhe ndërtuat shtëpitë, rritët fëmijët, vazhduat jetën. Të dashurit tuaj, sikur të gjithë ne, kishin ëndërruar pafund për lirinë. Ata u bënë themel i lirisë dhe i shtetit të Kosovës. Ndërkohë banori i Pastaselit, Arton Krasniqi tha se kjo është njëra ndër masakrat më të mëdha, dhe më çnjerëzore që është bërë gjatë luftës së vitit 1999 në të cilën nuk u kursyen as pleqt e as fëmijët. Për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve, deri me tani nuk është dënuar asnjë serb për pjesëmarrje në masakrën e fshatit Pastaselë. Masakra të tilla ushtria dhe policia e Serbisë kanë bërë anekënd Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …