leoni

Më mirë të respektohen masat, se të përballemi me infeksionin

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në Viti, në takimin e rregullt ka analizuar gjendjen epidemiologjike dhe ka bashkërenduar veprimet me mekanizmat tjerë për ta luftuar pandeminë me Covid-19. Kryetari Sokol Haliti tha se megjithëse duket si diçka e përditshme, qasja e këtij komiteti dhe e institucioneve lokale shkon përtej kësaj, sepse gjendja akoma është serioze. Nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, bëri thirrje për vetëpërmbajtje, sepse sipas tij, më mirë dhe më lehtë është të respektohen masat në fuqi, se të përballemi pastaj me infeksionin. Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se Policia vazhdon përkushtimin për zbatimin e masave kundër pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …