OBSH: Kriza e shkaktuar nga COVID-19 nuk do të përfundojë me gjetjen e një vaksine, por kur të mësohet të bashkëjetohet me të

OBSH: Kriza e shkaktuar nga COVID-19 nuk do të përfundojë me gjetjen e një vaksine, por kur të mësohet të jetohet me të

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën thotë se kriza e shkaktuar nga COVID-19 nuk do të përfundojë domosdoshmërisht me një vaksinë, por kur shoqëritë të mësojnë si të bashkëjetojnë me të. Hans Kluge shton se ato qeveri që ndërmarrin një rol drejtues aktiv dhe përqafojnë masat e shëndetin publik dhe parametra sociale, do të kenë suksesin më të madh në raport me krizën. Ai tha se “kjo mund të ndodhë që nesër”. Zoti Kluge theksoi se e kupton faktin që ekonomitë e çdo vendi janë dëmtuar rëndë nga izolimet dhe mbyllja, por çdo qasje, siç tha ai, ka rreziqet e veta. Ashtu sikurse shumë ekspertë të tjerë të shëndetit, zoti Kluge parashikon rritje të rasteve të reja me COVID-19 dhe të shtrimeve në spital ndërsa afrojnë muajt e ftohtë kur njerëzit qëndrojnë kryesisht në ambjente të mbyllura. Por ai tha se situata nuk do të jetë e ngjashme me fillimet e pandemisë kur qeveritë në mbarë botën u kapën në befasi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …