Sulmi barbar deklarativ i ministrit të jashtëm serb ndaj kryeministrit shqiptar don të fsheh “pisllëkun nën qillim”, pisllëk i shkeljes së përcaktimeve të së drejtës ndërkombëtare mbi mosndërhyrjen po aq barbar i Beogradit dhe Moskës në punët e brendshme të Malit të Zi, kur shërbimet serbo-ruse kanë ndërsyer e financuar në mënyrë konstante minoritetin serb dhe Kishën Ortodokse serbe, edhe kundër rendit e qetësisë publike në Malin e Zi: madje me demonstrata të dhunshme dhe me tentativa puçi!
Politika e diplomacia agresive antishqiptare e çetnikut Nebojsha Daçiç në raport me shqiptarët dhe me Republikën e Shqipërisë shfaqet kur ministri i jashtëm serbomadh Nebojsha Daçiç deklaroi se kryeministri shqiptar Edi Rama ndërhyri në punët e Malit të Zi dhe “jo ne”.
Daci serb Daciç, kur sulmon Edi Ramën se gjoja ka ndërhyrë më punët e Malin e Zi “harroi” “papritmas” se çfarë politikë agresive ka bërë Serbia në raport me Malin e Zi deri në tentim grushtshteti.
Daciç “harron” se sa ka vepruar Serbia me anë të koalicionin pro-serbo-rus për të sjellë Malin e Zi në sferën e ndikimit të Beogradit dhe Moskës.
Edi Rama nuk ka ndërhyrë në punët e Malit të Zi, por Serbia po dhe kjo e dinë edhe fëmijet 2 vjeçarë! Ashtu siç e dinë se Serbia gjithmonë ka zbatuar politikën “sulmi është mbrojtja më e mirë”, taktikë e përdorur tani për të fshehur nën qillim pisllëqet pro-serbe dhe implikimet e operacionevretë mbuluara të shërbimeve serbo-ruse në Podgoricë.
Edi Rama e ka pasur të drejtë të bëjë thirrje të votohet krahu pro-perëndimor në zgjedhjet e Malit të Zi dhe krahu i partive koalicionit “Alternativa”, edhe sepse ai është udhëheqës edhe i OSBE-së dhe OSBE-ja vëzhgon në paqen e stabilitetin rajonal.
Në lidhje me këtë Shqipëria, si anëtare e NATO-s dhe kryesuese e OSBE-së, ka qenë gjithmonë faktor stabiliteti. Kurse Serbia ka qenë dhr është aktor destabilizues dhe rrënues i pozitës pro-përendimore të Malit të Zi.
Nuk duhet të harrojmë edhe produktet shqipfolëse “Made in Beograd” të koalicionit “Të bardha mbi të zezë” të politikanit serbofil Dritan Abazoviç. Ky koalicion do të duhej të quhej “E zeza më e zezë”, sepse ka qenë faktor përcaktues i ardhjes në pushtet të koalicionit pro -serbo-rus.
Që të arrijë një fitore e tillë, Serbia dhe Rusia duket se kanë investuar shumë me anë të shërbimeve të tyre retrograde dhe aspak nuk qëndron se Beogradi dhe Moska nuk kanë ndërhyrë në punët e Malit të Zi. Ata kanë ndërhyrë më të madhe, duke shkelur çdo konventë dhe çdo përcaktim i së drejtës pozitive ndërkombëtare, mbi të gjitha të raportin së Komisionit Evropian të Venecias të Demokracisë përmes së Drejtës, e debatuar dhe miratuar më 19 tetor 2001 dhe Deklaratën e Komisarit të Lartë për Minorotete Kombëtare, e titulliar “Soveranitet, Përgjegjësi dhe Minoritete Kombëtare” (26 tetor 2001).
Në këto dy akte të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare theksohet se shtetet nuk duhet të krijojnë privilegje me efekte dezintegruese për minoritetet kombëtare, gjë që vazhdimisht e ka bërë Serbia duke ndërsyer minoritetin serb dhe Kishën Ortodokse serbe, edhe kundër rendit e qetësisë publike në Malin e Zi me demonstrata të dhunshme dhe me tentativa puçi!
*Autorja është Magjistre të Shkencave Politike në Universitetin Al.Ioan Cuza, Iasi, Rumani.