Zemaj: Duhet të rritet efikasiteti i shërbimeve spitalore, që qytetarët tanë të mos kenë nevojë të kërkojnë shërbime jashtë vendit

Zemaj: Duhet të rritet efikasiteti i shërbimeve spitalore, që qytetarët të mos kërkojnë shërbime jashtë vendit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thekson se duhet të rritet efikasiteti i shërbimeve spitalore, në mënyrë që qytetarët te mos kenë nevojë të marrin shërbime jashtë vendit, e që numri i tyre është enorm. Ai u zotua se do të insistojnë maksimalisht që asnjë mjek në Kosovë të mos mbetet i papunë. Kështu ka deklaruar Zemaj gjatë takimit me drejtorët e klinikave të QKUK-së, derisa tha se qëllimi i këtyre takimeve është që të jenë së bashku në këtë kohë dhe të koordinojnë aktivitetet në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Ai theksoi se në kohën në të cilën Kosova po kalon, marrë parasysh që tash njihemi me virusin, duhet të kthehen shërbimet në Qendrën klinike Universitare të Kosovës. Ushtruesi i detyrës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi tha se sot do të adresohen tri tema: Menaxhimin e pandemisë, ngritja e disiplinës dhe planet e rikthimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët. Ai ka falënderuar të gjithë mjekët e drejtorët e klinikave të QKUK-së për punën dhe menaxhimin e pandemisë gjatë këtyre muajve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …