Zëvendësministret e MAPL-së Magbule Shkodra e Fatbardha Emini vizituan Vitinë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim dy zëvendësministret e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Magbule Shkodra e Fatbardha Emini, të shoqëruara nga sekretarja e përgjithshme Rozafa Ukimeraj Çuni, si dhe drejtor të departamenteve të kësaj ministrie. Kryetari Haliti në këtë takim, i njoftoi mysafirët për zhvillimet aktuale në këtë komunë, realizimin e projekteve të gjithëmbarshme, planet, vështirësitë, si dhe me situatën epidemiologjike dhe menaxhimin e saj. Ai ka shtruar një varg kërkesash që kanë të bëjnë me implementim të projekteve, posaçërisht ka përmendur shkurtimet buxhetore në projektet kornizë, si pasojë e ndarjes jo të drejtë buxhetore që e ndërlidhin me numrin e popullsisë, i cili regjistrim nuk përkon me numrin real të popullatë. Zëvendësministrja Shkodra theksoi se do të angazhohen si ministri, që të mbështesin kërkesat që dalin nga komunat e Kosovës dhe të jenë sa më afër tyre, për të arritur synimet dhe projeksionet që ndërlidhen drejtpërdrejt me mirëqenien qytetare. Ata më pas kanë vizituar edhe qendrën e qytetit të Vitisë, ku janë duke u kryer punimet në projektin e rregullimit të sheshit, ku investitorë janë komuna e Vitisë, MAPL dhe Helvetas Swiss Intercooperation-DEMOS.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …