Sipas kryekuvendares, Vjosa Osmani, çfarëdo marrëveshje përfundimtare që arrihet me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit. Në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, sot pritet nënshkrimi i një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeparlamentarja Osmani thotë se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t’i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën ka thënë se duhet të arrihet konsensus i gjerë. Kështu është shprehur ajo në një takim me ambasadoren finlandeze Pia Stjernval, thuhet në një njoftim të Kuvendit të Kosovës. Osmani e ka potencuar si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë procesit të arritjes së marrëveshjes finale. Sot pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë, nën vëzhgimin e kryetarit amerikan, Donald Trump.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …