Vitia në 24 orët e fundit frymoi më lirshëm-nuk pati të infektuar

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në takimin e rregullt ka analizuar gjendjen epidemiologjike dhe raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Nënkyetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, tha se gjatë 24 orëve të fundit në Viti nuk ka pasur asnjë rast të infektuar, kurse aktualisht 66 persona janë pozitiv, 12 prej tyre po trajtohen në spital. Ai ka thënë se gjendja duket se po shkon drejt përmirësimit, pasi edhe në nivel vendi, dje ka pasur më pak të infektuar, krahasuar me ditët dhe javët e kaluara. Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se masat po respektohen në nivel të kënaqshëm, falë bashkëpunimit me Inspektoratin komunal dhe me faktorin shëndetësor. Sipas tij, Policia po vazhdon me bindjen e qytetarëve për zbatimin e masave, duke shqiptuar edhe gjoba, ndaj shkelësve të tyre. Ndërkohë po vazhdon trajtimi i rrugëve dhe hapësirave publike me masat e klorifilimit dhe dezinfektimit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …