Kryetari Thaçi e pret në takim njoftues shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog

Kryetari Thaçi e pret në takim njoftues shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim njoftues shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog, të cilit i ka dëshiruar mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në punën e re. Thaçi u shpreh se Kosova ka vetëm një drejtim, anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar vullnetin e institucioneve që të punojnë pa ndalë në këtë drejtim. kurse ambasadori Szunyog u shpreh i lumtur me detyrën e re dhe njoftoi për projektet e reja të BE-së, veçanërisht ato me theks në tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e virusit COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …