leoni

U mbajt tryeza e rrumbullakët: Gjendja e sigurisë rrugore në Kosovë dhe sfidat në të ardhmen

U mbajt tryeza e rrumbullakët: Gjendja e sigurisë rrugore në Kosovë dhe sfidat në të ardhmen

Ministria e Infrastrukturës, po vazhdon që të punoj rreth rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor në Kosovë, andaj sot organizoi tryezën e rrumbullakët të titulluar:” Gjendja e sigurisë rrugore në Kosovë dhe sfidat e saj në të ardhmen”.Zëvendësministri në Ministrinë e Infrastrukturës, Fehmi Mujota theksoi se përkundër përpjekjeve të mëdha të institucioneve relevante përgjegjëse dhe përkundër angazhimeve të mëdha për të pasur legjislacion konform standardeve evropiane, dhe përmirësimit thelbësor të infrastrukturës rrugore, investimeve të mëdha që janë bërë në ndërtimin e rrugëve si dhe masave të ndërmarra megjithëatë ende ekziston një sfidë jo e vogël për zvogëlimin e aksidenteve, rrugore. “ Numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët tona është brengosëse, andaj kërkon një angazhim dhe përgjegjësi në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive si dhe një ndërveprim shumë më të fuqishëm të të gjitha institucioneve për të parandaluar këtë të keqe dhe për të arritur shkallën më të ulët të aksidenteve”.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e veta, sipas legjistlacionit në fuqi, duke e aprovuar strategjinë për sigurinë në komunikacionin rrugor, për periudhën 2016-2020, si dhe planin  e veprimit 2016-2018. Kjo strategji i obligon të gjitha institucionet për zbatimin e saj, dhe nëse ne arrijmë bashkëpunimin në kuptimin e plotë, besoj se do të arrijmë sigurinë në komunikacion, tha zëvendësministri Mujota.

Ndërsa, Sheremet Ahmeti, nga Policia e Kosovës, pohoi se ky takim ka një rëndësi të veçantë për shkak se siguria rrugore nuk është e kënaqshme. Policia e Kosovës për të arritur në një siguri  më të mirë, ka përgatitur 178 plane të veçanta, të cilat i ka praktikuar në terren me të gjitha njësitë e policisë, konkretisht në trafikun rrugor. “ Policia vazhdimisht ka raportuar dhe ka kërkuar nga institucionet vendore, për shenjëzimin e rrugëve në pjesët ku kanë qenë më të rrezikshme”. Konsideroj se së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës, mund të bëjmë më shumë dhe t’i evitojmë këto pjesë të rrezikshme të cilat mund të jenë shkaktarë të sigurisë rrugore. “ Edhe përmes mediave po bëjmë përpjekje të vazhdueshme që t’i njoftojmë qytetarët për rritjen e vetëdijës rreth pjesëmarrjës në trafik. Ahmeti theksoi se për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, këtë vit kemi pasur rritje të numrit të aksidenteve për 8.72 për qind, ndërsa numri i të aksidentuarve me fatalitet është rritur këtë vit për 1.57 për qind. Krahasuar me vendit e rajonit, kjo përqindje në vendin tonë për 1 milionë banorë është 6.8 për qind, është më mirë se vendet tjera dhe kjo përqindje është më e vogël, por duhet punuar maksimalisht që të rritet siguria rrugore. Kjo përqindje në Serbi është 7.7 për qind, Maqedonia me 9.4, Mali i Zi me 11.9, Shqipëria me 15.1, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina me 17.7 për qind.Ndërsa, nëse këto të dhëna me shtetet e Bashkimit Evropian, ne jemi më mirë se sa Kroacia, Lituania, Bullgaria etj.  Në këtë tryezë u vendos që të rritet bashkëpunimi në mes të të gjitha institucioneve, duke filluar nga edukimi i të rinjëve, rritja e përgatitjes së shoferëve të rinjë, vendosja e shenjave të trafikut nëpër pjesët e caktuar ku rrezikohet siguria e qytetarëve, rritja e kontrollimit teknik të automjeteve, përgatitja e materialeve dhe spoteve për të vetëdijësuar qytetarët dhe nxënësit e shkollave etj. Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, OSBE-së, Ministrisë së Arsimit,  Shkencës dhe Teknologjisë, Universitetit të Prishtinës-Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, EULEX-it, Gjykatave, Kolegjit “Tempulli “-AMKRS-ja, përfaqësues të komunës së Shtimes, Ministrisë së Drejtësisë, institutit GAP, shoqata e sigurimeve të Kosovës etj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …