Në takimin e Komitetit për Komunitete në kuadër të Komunës së Ferizajt ishte pjesëmarrës dhe një pjesëtar i UNMIK-ut në rolin e monitoruesit të këtij Komiteti.Në mbledhjen e datës 24/02/2016 ishte propozuar nga kryesuesi i Komitetit Osman Emini që ne mbledhjet e tjera që do të mbahen të marrë pjesë edhe një përfaqësues i UNMIK-ut në cilësinë e monitoruesit. Përfaqësuesi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë Komitet, Bujar Ukzmajli ishte deklaruar kundër dhe ka kërkuar që në asnjë mënyrë të mos riaktualizohet roli i UNMIK-ut, i cili ka përfunduar mandatin e tij. Më datën 30/03/2016 është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete, përveç përfaqësuesve të OSBE-së, aty ishte prezent edhe një përfaqësues i ri, Nevzat Qorrolli, i cili u prezantua si përfaqësues i UNMIK-ut. Përkundër kërkesës së përfaqësuesit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që ai të largohej nga takimi i komitetit për komunitete me sqarimin se mandati i UNMIK-ut ka përfunduar një gjë e tillë nuk ndodhi dhe si rrjedhim përfaqësuesi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! lëshoi takimin në mënyre demonstrative.Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Ferizaj
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …