MSc. Driton Krasniqi

Driton Krasniqi: Kosova humbi shumë nga kjo Marrëveshje e imponuar me Serbinë!

Me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, respektivisht Presidentit të SHBA- (Donald Trump), Kosova e nënshkruajti një Marrëveshje me Serbinë e cila duket të jetë një Marrëveshje e imponuar dhe në dëm të Kosovës. Nëse i bëjmë një analogji pikave të cilat i përmban kjo Marrëveshje, është evidente që kemi të bëjmë me gjëra të cilat kanë më shumë prapavijë politike sesa ekonomike, madje në aspektin ekonomik përfiton vetëm Serbia, ndërsa Kosova është humbëse.

Çfarë humbi Kosova nga kjo Marrëveshje me Serbinë?

Në këtë Marrëveshje konkretisht tek pika7, palët u dakorduan që të dyja vendet të punojnë së bashku tek liqeni i Gazivodës/ Ujmanit, që do të thotë se “de facto” 50 % e liqenit i falet Serbisë. Duke e parë rëndësinë e madhe strategjike dhe zhvillimore që Ujmani e ka për Kosovën, lë të kuptohet se Kosova u imponua ta nënshruajë këtë Marrëveshje.

Rëndësia e Ujmanit qendron tek fakti se, përmes tij ujiten mijëra hektarë tokë, furnizohen me ujë disa Komunave të Kosovës, pastaj furnizohen edhe sistemet e hidrocentraleve, e përmes kësaj pike të Marrëveshjes Kosova do humbet shumë në aspektin e zhvillimit ekonomik.

Tek pika 5, e cila thotë se, të dy palët do të futen në mini-Schengen, Kosova paraprakisht duhej të kërkonte që fillimisht Serbia t’a njeh Kosovën si shtet, pastaj Kosova të futet në atë zonë, përndryshe, në këtë mënyrë kjo pikë e Marrëveshjes, e identifikon Kosovën si pjesë të Serbisë.

Tek pika 15, Kosova do të pranojë të zbatojë një moratorium një vjeçar që pauzon kërkimin për anëtarësimin Organizatat Ndërkombëtare. Ndalimi i Kosovës në anëtarësimin e Organizatave Ndërkombëtare “de facto” e zbeh Kosovën si një shtet të pavarur, demokratik dhe më të drejta të plota të jetë anëtare e Organizatave Ndërkombëtare.

Disa nga pikat tjera të Marrëveshjës kanë qenë të njohura edhe më parë për opinionin, të cilat edhe në të kaluarën nuk janë zbatuar nga pala Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …