Të shtunën dhe të dielën, në selinë e Shërbimit të Jashtëm të BE-së zhvillohen takimet mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të ekspertëve. Në rend dite, sipas burimeve diplomatike, janë tri temat për të cilat ishte diskutuar në takimet e mëhershme: çështja e të pagjeturve, çështja e të zhvendosurve dhe bashkëpunimi ekonomik. Këta takime në nivel të ekspertëve kanë për qëllim që të përafrojnë qëndrimet e palëve në prag të takimit në nivelin e lartë që zhvillohet të hënën e ku do të jenë të pranishëm kryeministri i Hoti dhe kryetari serb Vuçiq që do të priten nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm për dialog Miroslav Lajçak. Sipas burimeve të BE-së, në takimin e nivelit të lartë do të diskutohet për çështjet pronësore dhe financiare si dhe për aranzhimet lidhur me komunitetet joshumicë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …