Një serb ka shtënë me armë zjarri sot në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicë, derisa disa fëmijë shqiptarë ishin duke luajtur. Sipas dëshmitarëve rasti ka ndodhur pasi që fëmijët shqiptarë dhe serbë janë zënë ndërmjet vete. Prindërit e fëmijëve shqiptarë janë shqetësuar me këtë që ka ndodhur sot dhe se pretendojnë se e dinë që ndaj tyre ka gjuajtur një person i nacionalitetit serb. Në këto momente ata po japin dëshmitë e tyre në Polici ndërsa pretendojnë se me armë ka gjuajtur një person i nacionalitetit serb. Këtë ngjarje që ka ndodhur e konfirmon për KosovaPress edhe zëvendësdrejtori i Policisë në veri Besim Hoti. Ai tha se me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë gjetur katër gëzhoja të pistoletës. “Dëshmitarët rrëfejnë se në drejtim të fëmijëve shqiptarë ka gjuajtur një person i nacionalitetit serb. Ndonëse Hoti nuk ka përmendur emrin e ndonjë të dyshuari të mundshëm, KosovaPress mëson se në drejtim të fëmijëve dyshohet se ka shtënë personi me emrin Aleksandër Seljakoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …