Po aq sa ishte e drejtë, kauza e popullit shqiptar në vitin 1913, kur Konferenca e Ambasadorëve, në Londër la jashtë kufirit të Shqipërisë më shumë se gjysmën e trojve shqiptare, po, sa atëherë edhe sot, kauza e gjithë shqiptarëve, pos atyre që i kanë zaptuar institucionet e shtetit dhe i mbajnë të zaptuara duke qenë lojal si ndaj Serbisë e Malit të zi e po ashtu edhe ndaj të tjerëve që ju intereson vetëm siguria, por jo edhe drejtësia dhe e vërteta. Kauza mund të duket si e “rreme”, vetëm pse ajo nuk po mbrohet nga ata që e kanë marrë përgjegjësinë për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të kësaj toke. Nuk po mbrohet nga ata që po e shkelin me katër këmbët Kushtetutën, nga ata që po e shkelin betimin, se do të mbrojnë sovranitetin e shtetit dhe do t’u shërbejnë me besnikëri e devotshmëri qytetarëve të vendit. Pasi ata, qeveritarë e shtetarë, e kanë shkel betimin, kanë shkel Kushtetutën, duke u betuar e përbetuar në ata që i kanë emëruar apo janë bërë mburojë e krimit dhe e korrupsionit dhe e kapjës së çdo institucioni të pavarur të shtetit. Kjo është e dhimbshme, ndonëse, avokatet e qeveritarëve të korruptuar shpesh thonë se “nuk do të komunikojnë më të korruptuarit”. Po të ishte kështu, mirë do të ishte?!
Pse e përmenda Konferencën e Londrës së vitit 1913?
E përmenda për të treguar sesi e arsyetonte vendimin për coptimin e shqiptarëve dhe të trojeve të tij, Ministri i Mbretërisë së Bashkuar, Eduard Grei, pat thënë: “… në arritjen e kësaj marrëveshjeje cështja e parë thelbësore ishte të ruhej mirëkuptimi midis vetë fuqive të mëdha dhe nëqoftëse marrëveshja për Shqipërinë e ka siguruar ketë, atëherë është bërë puna që është më thelbësore, në interes të paqës në Evropë.” A duhet trojet tona të bëhen pre për sigurinë e të tjerëve përseri?
Për padrejtësinë që u ishte bërë atëherë shqiptarëve, do të shkruan një diplomat amerikan, i cili një kohë kishte qenë Ambasador i SHBA-së në Athinë e më vonë në Podgoricë. Fjala është për George Fred Wiliams (1852 – 11932), i cili ka shkruar një artikull të gjatë (libër) për Shqiptarët, ku shkruan: “ Sikur politikanëve të Evropës t’u kishte mbetur qoftë edhe një grimë ndjenje njerëzore dhe arsyje për të kompensuar padrejtësitë shekullore, atëherë fuqitë e mëdha do t’i kishin dhënë shqiptarëve një rast për të ngritur një qeveri dhe bërë një kushtetutë të tyre. Madje edhe nje njeri me dy pare mend do të thoshte se një popull trim dhe luftarak nuk do të pranonte kaq lehtë zëvendësimin e një tiranie të vjetër me një të re. Mirëpo një diplomaci pa tru bënte plane t’i impononte këtij populli një sundim arbitrar, të destinuar të dështonte.” Kështu shkruante Ëiliamsi para më shumë se 100 viteve. Sot nuk duket të jemi popull trim e luftarak, se na përfaqësojnë në institucione, Isa e Thaçi.
Atëherë edhe mund të ishte kështu, se shqiptarët nuk kishin një qeveri të dalë nga zgjedhjet e lira, siç e “kemi” tani, ndonëse sjellja e qeveritarëve tanë, nuk len për të kuptuar se këta janë zgjedhur nga vullneti i qytetarëve, prandaj nuk ndjejnë përgjegjësi për t’ju shërbyer atyre. Pse po them kështu?
Po them kështu, se këta qeveritarë, pas kundërshtimeve të ekspertëve (gjeografeve) dhe qytetarëve në disa protesta mjaftë masive, do të kërkonin ndihmën e Arbitazhit, por kështu si po sillen këta qeveritarë të pamend, nuk mund të ketë as arbitrazh?! Pse këta njerëz sillen kështu? Është vështirë për t’i kuptuar, por një gjë po dihet, këta njerez kanë shkalluar dhe nuk duhet lejuar të qeverisin as edhe një ditë të vetme. Atëherë shqiptarët nuk e kishin shtetin e njohur, nga asnjë shtet i vetëm, por pse sot pas tetë viteve të pavarësisë, e mbi 100 njohjeve, qeveritarët tanë, lejojnë të bëhet dicka si atëherë?!Natyrisht në përmasa të tjera. Për atëherëËiliamsi, shkruante: “Pjesë të cmuara të trojeve shqiptare i bënë copa – copa dhe ua ndanë fqinjëve veriorë, jugorë dhe lindorë, duke krijuar kufij të paqëndrueshëm për të gjitha vendet fqinje dhe shkaqe të përhershme për të gjitha vendet fqinje dhe shkaqe të përhershme për luftë.”
Këta njerëz që kanë bërë marrëveshje të dëmshme me Serbinë, që kanë bërë demarkacion në dëm të terrësisë territoriale, këta njerëz që nuk kërkojnëqë çështja të shkon në Arbitrazh, duhet të largohen nga aty ku janë më çdo mjet demokratik. Pasi këta “janë bërë bashk më ujqit për të shqyer kopenë!”
Po e përfundoj me një citat të Wiliams-it, i cili kishte thanëë: “Do të vij koha kur diplomacia e zezë me rrenjë në epokat e mesjetës e që i quan të gjitha kombet armiq për vdekje, të bëhet copa – copa dhe të zëvendësohen me ndjenjën e simpatisë dhe të vëllazërisë mes njerëzve dhe ne të zgjohemi e të kuptojmë se mbarësia e një populli nuk do të thotë deomos fatëkeqësia e tjetrit…”
Pas gjithë kësaj që kanë ndodhur, zgjidhja u përkët vetëm qytetarëve!