Ministria e Jashtme e Turqisë, ka reaguar lidhur me lajmet se Kosova do të hapë ambasadë në Kuds (Jerusalem) njoftoi se një hap i tillë do të dëmtojë statusin historik dhe ligjor të Kudsit dhe se mund të jetë pengesë për njohjen e Kosovës nga shtete të tjera. Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se “Nga postimet në median sociale të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministres së Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, kuptohet se krahas njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit, Kosova ka premtuar edhe hapjen e ambasadës në Kuds. Krijon zhgënjim, madje edhe mendimi i një hapi të tillë nga zyrtarët kosovarë i cili do të përbëjë një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar”.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …