KKMSH: Komuna e Vitisë me 62 raste aktive

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunë e Vitisë, në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot, ka vlerësuar gjendjen aktuale lidhur me pandeminë dhe ka cilësuar se situata është e menaxhueshme, si në aspektin shëndetësor, po ashtu edhe në atë të sigurisë. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e të hospitalizuarve është e mirë, ndërkohë që ka theksuar se janë 62 raste aktive momentalisht. Në bazë të rezultateve të IKSHP-së, dje komuna e Vitisë ka rezultuar me 1 rast të ri me COVID-19 pozitiv nga Pozherani. Kurse është raportuar për 2 të shëruar, një nga Smira dhe 1 nga Vërbani. Në mbledhjen e këtij komiteti, u kërkua që të vazhdohet me klorifikimin dhe dezinfektimin, kurse qytetarëve iu është bërë thirrje për zbatimin të masave dhe respektim të rekomandimeve nga IKSHP-ja, në mënyrë që të evitohet rreziku për përhapjen e virusit.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …