Një incident i ndodhur para dy javësh në Kosovë kur forcat ushtarake serbe hynë deri në brendësi të kufirit kosovar në zonën e Karaçevës, por edhe mundësia që influenca ruse të trazojë ujërat në një kohë që synohet dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, kanë shtyrë NATO-n që të ndërmarrë masa emergjente. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të presë nesër në selinë qendrore të Aleancës në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ku do t’i bëjë prezent masat e reja të KFOR-it për një periudhë të gjatë kohe.
