Edhe një sukses i Komunës së Hanit të Elezit-Radhitet e dyta në Raportin e Performancës Komunale për vitin 2019

Edhe një sukses i Komunës së Hanit të Elezit-Radhitet e dyta në Raportin e Performancës Komunale për vitin 2019. Raporti i performancës komunale prezanton rezultatet e komunave nëpërmjet 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre. Vitin e kaluar, Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale kaloi nëpër një procesi të rishikimit të plotë, ashtu siç ishte paraparë në planin vjetor të punës së ministrisë. Objektiv i zhvillimit të sistemit ishte përfshirja e sa më shumë fushave të kompetencave komunale dhe treguesve që synonin së pari të pasqyronin gjendjen reale të ofrimit të shërbimeve publike, dhe së dyti rezultatet e fituara të shërbenin si burime të rëndësishme të të dhënave për përmirësim të qeverisjes në sektorët në nevojë. Procesi i rishikimit prodhoi ndryshime të dukshme si nga përmbajtja e komponentëve të matjes, ashtu edhe për nga rregullativa juridike. Në hap me rishikimin e sistemit, u hartua Rregullorja e re për sistemin e menaxhimit të performancës komunale. Me këtë rregullore u integrua edhe skema e grantit të bazuar në performancë. Njëherësh u përcaktuan dispozitat për vënien në funksion të sistemit elektronik për menaxhimin e të dhënave për performancë. Për më tepër, nga një sistem me 14 fusha dhe 77 tregues, sistemi u zgjerua në 19 fusha që përmbajnë 119 tregues. Edhe në këtë cikël të matjes dhe vlerësimit të punës së komunave, shtrirja e të dhënave reflekton të arriturat e komunave në kuadër të treguesve, rezultateve (nënobjektivave) dhe fushave sipas kompetencave vetanake përkatëse. Performanca komunale bazohet në të dhënat e ofruara dhe të dokumentuara nga vetë komunat. Ky raport bënë prezantimin e të arriturave vetëm për vitin 2019, por në shumë raste nxjerr krahasime me vitet e mëparshme. Raporti synon të vë në pah dy çështje kryesore të menaxhimit të çështjeve publike: 1) Mënyrën e qeverisjes së komunave vlerësuar sipas legjislacionit të zbatueshëm dhe 2) Ofrimin e shërbimeve në aspektin sasior dhe cilësor thuhet ndër të tjerat në raportin e prezantuar nga MAPL-ja.

RAPORTIN E PLOTË E GJENI NË LINKUN BASHKANGJITUR

Performanca Komunale

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …