leoni

Latifi: Dëshmorët janë vetë historia dhe historia më së miri ruhet në muze

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pranuar nga Valmiri, makinën e shkrimit të të atit të tij, eprorit të UÇK-së e TMK-së, dëshmorit të kombit Skënder Gashi. Kryetari Latifi tha se gjësendet e luftëtarëve të lirisë, reliktet e popullit tonë dhe fragmentet e tjera të kulturës tonë popullore, vendin e kanë në muzeun komunal “Ali Hasku”. Prandaj, ftojmë qytetarët që i ruajnë në shtëpitë e tyre këto copëza të historisë tonë të vjetër e më të re, që t’i sjellin në muze në mënyrë që vizitorët të kenë mundësi të njihen me të kaluarën e lavdishme të kombit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …