Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar të premten e kaluar marrëveshjen për normalizim ekonomik në Washington. Kjo marrëveshje u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në njërën nga pikat e marrëveshjes është sigurimi i financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla e të mesme, lidhja hekurudhore Prishtinë-Merdare dhe ajo Nish-Prishtinë. Sipas Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, kjo marrëveshje do ta bëjë normalizimin ekonomik të vendit. Drejtori ekzekutiv i OEAK-ut, Arian Zeka thotë se, ndërtimi i infrastrukturës hekurudhore dhe rrugore do ta shndërroj Kosovën në nyje të rëndësishme transporti në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …