Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Çka po përgatitet me dërgimin e pakos me 4000 dosje të Gjykatës Speciale, në Zyrën e OVL të UÇK-së?

Të nderuar qytetarë,

Është bërë publike, se ka mbërritur një pako me 4000 dosje të Gjykatës Speciale në zyrën e OVL – të UÇK-ës.

Në shekullin XXI, dërgohet një pako me 4000 dosje të Gjykatës Speciale, nga një person i pa identifikuar, thuajse jetojmë në kohët e lashta kur letrat janë dërguar, nga njerëzit me shtazë që janë përdorur për të udhëtuar.

Duke qenë të njoftuar se në Republikën e Kosovës, operojnë disa shërbime të huaja sekrete, që për fat të keq shumë nga këto shërbime e duan Kosovën e trazuar.

OVL – të UÇK-ës dhe zyrtarët shtetëror, të Republikës së Kosovës DUHET, si asnjëher më parë të bashkërendohen dhe të bashkohen karshi kësaj sfide, apo nxitje për ndarje në mes të qytetarëve dhe përqarje që po i kanoset Kosovës.

Pakoja me 4000 dosje dhe letra brenda ku thuhet, se ditëve në vijim do merrni edhe 7000 dosje tjera duhet, të jetë një sinjal se me dërgimin e këtyre dosjeve me emra të dëshmitarëve të mbrojtur dhe nënshkrime të prokurorëve të huaj dhe atyre serbë, se në Kosovë po synohet, apo janë duke u përgatitur trazira.

Mos harroni!

Shkurt e shqip dhe troç.

“Vetëm të bashkuar dalim të fituar”

Petrit Dibrani: Liria për një shoqëri në një vend, pranimi dhe kuptimi i saj!

Dëshira madhore për të qenë të lirë dhe liria si realitet shpeshherë mundë të prodhojnë ndonjë  efekt të kundërt anësor!

Pse?

Se liria si ide njëmend krijon segment që ka një kah të caktuar, apo vektorë paralelë të cilët na vënë në lëvizje, mirëpo liria në realitetin praktik mundë të  prodhoj situata konkrete, përgjegjësinë që shumica e njerëzve e pranojnë me ankth ose janë të frikësuar ta marrin përsipër.

Ps.

 Njerëz të shumtë e duan, dëshirojnë lirinë edhe madje, pa e pasur idenë se çfarë në të vërtetë po kërkojnë, qoftë për arsye keqkuptimi ose injorance. Pastaj kur liria nga ideja bëhet realitet, fillojnë të shfaqen probleme të shumta në mes njeriut dhe lirisë, se njeriu tani mendon se me lirinë ka të drejtë të sillet si të dojë, të veproj si të dojë, pa e lodhur trurin, mendjen se mund t’ia shkelë lirinë dikujt tjetër. Ndonëse liria  praktikisht si vlerë fundamentale të saj e ka përgjegjësinë. E gjithë kjo marrëdhënie do të prodhojë, një sjellje të shoqërisë thuajse të çorientuar, deri në anarki e që mundë të përcillet në shoqërinë tonë, të pasluftës me efekte post-traumatike.

Të gjithë njerëzit, që kanë kaluar nëpër një traumë kolektive të shoqërisë, mundë t’a kenë shumë të vështirë ta kalojnë me lehtësi gjendjen post-traumatike nëse nuk ka trajtim të sinqertë të gjendjes së saj. Lirishtë mundë të thuhet se, në secilën shoqëri të pasluftës jo vetëm tek ne, traumat e luftës, shkaktojnë përqarje dhe ndarje të shumta midis shoqërisë!

Sigurisht trajtimi post-traumatik ndalon, jo vetëm ndarjen dhe përqarjen, po edhe të gjitha dukurit negative brenda një shoqërie…!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …