Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi: Kosova nuk duhet ta hapë ambasadën në Jerusalem!

Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi ka kundërshtuar vendimin e kryeministrit Hoti për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Udhëheqës të ndryshëm politik në Kosovë shpeshherë kanë marrë vendime që janë kundër luftës dhe angazhimit të vet popullit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Një ndër këto shumë vendime është edhe vendimi i kryeministrit Hoti që ta hapë ambasadën e Kosovës në Jerusalem.

Ky vendim i Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem është goditje për popullin e shtypur palestinez, është kundër ligjeve ndërkombëtare dhe kundër shumë rezolutave të votuara në OKB të cilat kanë kundërshtuar invazionin e regjimit izraelit në tokat palestineze. Populli i Kosovës kurrë nuk e ka mbështetur shtypjen, vrasjen dhe përsekutimin e popujve të ndryshëm. Populli i Kosovës dhe populli palestinez ndajnë një histori të përbashkët. Të dy popujt kanë qenë të shtypur, vrarë dhe përsekutuar nga dy regjime të ndryshme, nga regjimi i Serbisë dhe ai i Izraelit. ZOTI deshti që populli i Kosovës me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare ta fitoi lirinë dhe pavarësinë. Tani nuk është e drejtë dhe e moralshme që politika kosovare të merr vendime kundër popullit të shtypur palestinez. Populli palestinez historikisht e ka mbështetur popullin e Kosovës në angazhimin dhe sakrificën për liri dhe pavarësi.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …