Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar t’i mundësohet që, në njërën nga seancat e ardhshme, të raportojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Lidhur më këtë, ai i është drejtuar organeve të Kuvendit. “E nderuara Kryetare e Kuvendit. Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Kuvendit. Më 4 shtator 2020, në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, është arritur një Marrëveshje e rëndësishme për vendin tonë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ky është hap shumë i rëndësishëm drejt marrëveshjes përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke në mes të dy shteteve. Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive të mia kushtetuese e ligjore, jam i gatshëm që në njërën nga seancat e radhës të Kuvendit të Republikës së Kosovës të raportoj para deputetëve për marrëveshjen në fjalë, si dhe për procesin e dialogut në përgjithësi”, ka shkruar Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama; Qeveria do të regjistrojë në vend të gjithë fëmijët e prindërve që u regjistruan si shqiptarë të Kosovës, në Angli
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin me bashkatdhetarët në Londër, ka deklaruar se qeveria shqiptare …